"Thyhet si të ishte xham sepse nuk ka ujë, është tharë krejtësisht, nuk ka mbetur më jetë”, thotë vreshtari Dominique Guignard për kulturat e rrushit të verës në Bordeaux, pas dy net ngricash në kohën delikate te lulëzimit. Është ende herët për të vlerësuar, por kreu i sindikatës së prodhuesve tha se prodhimi mund të shkatërrohet.