“Një korbi dhe uraganët që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar“. Kështu ka zgjedhur ta quajë ekspozitën e tij në Pallatin e Kristaltë në Madrid, artisti Petrit Halilaj.Duke përdorur një gamë të gjerë elementesh për t’i eksploruar temat si shtëpia, kombi, dashuria dhe identiteti kulturor, Halilaj ka bashkuar vizitorët me mjedisin rreth tyre dhe i ka joshur zogjtë dhe krijesat e tjera të bëhen vizitor të hapsirës.