Edhe ushtria shqiptare nuk është imune nga ngacmimet seksuale ndaj vajzave dhe grave pjesë e forcave të armatosura. Sipas një studimi të PNUD-it vite më parë, 1 në 12 femra në ushtrinë shqiptare kishte rënë pre e ngacmimit. Ministrja e mbrotjes Olta Xhacka deklaroi se ngacmimet seksuale janë një fenomen që godet Forcat e Armatosura edhe më moderne se ato shqiptare.