Episodi i nëntë i këtij sezoni të Pushime on Top do ju bëjë të njiheni me disa vende fantastike në Shqipëri. Nga veriu, natyra e virgjër e Mirditës, ku një zotëri vendosi të investojë në vendin e lindjes së tij, do të shkojmë në Banjat e Bënjës, për t'u njohur me ndryshimet e bëra dhe disa pikëpyetje që të gjithë ju mund t'i keni. E patjetër, një ndalesë në Përmet s'mund të jetë njësoj pa shkuar në zemër të qytetit, aty ku disa gra prej 4 dekadash përgatisin me pasion llokumet bajamta, simbolet kur një fëmijë vjen në jetë, lëngun fantastik të trëndafilit si dhe glikot, ëmbëlsinë e të cilave prej vitesh ne shqiptarët e kemi adhuruar. E në fund të rrugëtimit të këtij episodi, do të ndiqni një intervistë për një nga vendet më të reja në Vlorë, por që padyshim do të bëhet shumë shpejt vendi juaj i preferuar për të kaluar pushimet.