Buqeta e radhës e investimeve në Bashkinë e Tiranës do të jetë ndërtimi I 17 shkollave të reja. Shkollat e reja përveçse zgjidhin për herë të parë problemin 30-vjeçar të mësimit me dy turne, do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, për t’u shfrytëzuar edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe banorët e zonës.