Nga plehrat Malltezi fitoi miliona/ Zbardhen interesat e dhëndrit të Berishës
18/11/2020 15:45

Gazetarët e emisionit Top Story në Top Channel kanë siguruar dokumente se si Jamarbër Malltezi përfitoi projekte mjedisore për menaxhimin e plehrave, kur vjehrri i tij ishte kryeministër i Shqipërisë. Në vitin 2010, Banka Botërore financoi një projekt për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe pastrimin e zonës bregdetare. Për ndjekjen e këtij projekti, qeveria angazhoi dhëndrin e kryeministrit Berisha. Projekti që menaxhonte Malltezi kishte një buxhet prej 27.5 milionë dollarësh dhe kishte për fokus pastrimin e mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano, ndërtimin e një vend transferimi mbetjesh në Himarë dhe ndërtimi i një landfilli në Bajkaj të Sarandës. Nëse i shohim me vëmendje këto 3 investime, Porto Romano u kthye në zonën më të ndotur të Durrësit, vend transferimi i Himarës nuk u vu kurrë në punë, ndërsa landfilli i Bajkaj në Sarandë është jashtë çdo standardi. Banka Botërore nisi hetimet për këtë skandal, por sot e kësaj dite nuk dihet sesi arriti të shpëtojë nga drejtësia, Malltezi dhe grupi që menaxhoi projektin. Por përfitimet e Malltezit nuk përfunduan me kaq. Në vitin 2012, Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe landfillin e Sharrës e menaxhonte ortaku i kunatit të tij. Basha i kërkoi dhëndrit të Berishës, që të bënte një vlerësim mjedisor për Sharrën. Por shikoni se çfarë shkruante në raport Malltezi, për landfillin e Sharrës, që e menaxhonte indirekt kunati i Bashës. “Me një ndihme financiare nga Qeveria Italiane (një kredi prej 4,6 milionë Euro) është ndërtuar një landfill i ri sanitar në Sharrë. Pas vënies ne funksionim Landfilli i Sharrës ka pëRmirësuar mjaft mjedisin sidomos cilësinë e ajrit në rrethinat e tij. Nga një studim për parametrat kryesorë të ajrit në Sharrë të realizuar para dhe pas funksionimit të tij rezultojnë se përmbajtjet mesatare”. Malltezi manipuloi publikun në vitin 2012, duke thënë se Sharra kishte parametra normal të mjedisit. Kjo është një e pavërtetë. Mjafton të shikosh pamjet e asaj kohe. Në të njëjtin raport, Malltezi sugjeronte që të krijohej një landfill tjetër, mes Tiranës dhe Durrësit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06