Nga përfundimi i rrugës Milot-Fier tek porti turistik, Rama tregon planin e PS për qarkun e Lezhës
15/03/2021 15:40

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Lezhës, ku është takuar me kandidatët për deputetë dhe ka zbuluar planin e PS për punimet që do të vijojnë në këtë qark nëse fitojnë zgjedhjet e 25 prillit. Në të përfshihet përfundimi i segmentit rrugor Milot-Fier, rruga Shëngjin-Velipojë, porti turistik i Lezhës, investimet në arsim dhe bujqësi për të ndihmuar më shumë fermerët. Rama: Ne kemi nisur një proces për atë segment të korridorit blu dhe kur ne e futëm këtë koncept në programin tonë, u përqeshëm dhe u akuzuam për ëndrra e mashtrime dhe segmenti Milot-Fier është prioritet i yni. E kemi nisur me një garë ndërkombëtare dhe nuk konkludoi me një kontratë, ishin të pafavorshme dhe do e rihapim garën pasi projekti dhe gjithçka tjetër janë gati dhe ky segment i korridorit blu Milot-Fier do të jetë vepra më e madhe publike në infrastrukturën rrugore e mandatit tonë të tretë. Është çështje ditësh edhe kantieri i rrugës së shumëpremtuar Shëngjin-Velipojë, pas lidhjes së kontratës me kompaninë fituese, me financimin e BERZH është gati. Nga ana tjetër jemi në proces për parkun e madh industrial që do të sjellë shumë mundësi të reja punësimi dhe për të cilin ka një interes në rritje që të vendosen në këtë park industrial pranë zonës ku gjendet aeroporti i Gjadrit, ashtu sikundër edhe parku tjetër i prodhimit të energjisë së erës, është tanimë një proces pasi është shprehur interes nga një kompani e madhe dhe janë duke u finalizuar të gjithë elementët dhe më pas të fillojë investimi. Në këtë zonë, jemi të vetëdijshëm për potencialin e madh të agroturizmit. Këtu kanë lindur dhe po zhvillohen disa prej perlave të agroturizmit në Shqipëri falë talentit të disa djemve e vajzave të kthyer nga emigracioni. Zhvillimi i mëtejshëm i të gjithë zonës turistike do të rrisë ekonominë, punësimin në këtë territor. Projekti tjetër për të cilin po punojmë është porti turistik i Lezhës që do të pasojë atë të Sarandës, të Vlorës dhe të Durrësit dhe ku kompania e madhe ka paraqitur dhe projektin e fazës së parë dhe do të fillojë edhe të dytin së shpejti. Porti i Lezhës është i katërti i këtij zinxhiri dhe e mbyll këtë zinxhir duke i ofruar të gjithë atyre që gjatë sezonit turistik, që bëjnë pjesë në turizimin e jahteve që të ankorohen në të gjithë bregdetin shqiptar. Ishte e vetmja zonë e pambuluar. Në fund, por jo për nga rëndësia, kemi bërë investime në Lezhë. Materniteti është drejt përfundimit, tek arsimi ku kemi bërë investime të rëndësishme dhe bujqësia ku ka ende punë për të bërë, i kemi ardhur në ndihmë të madhe jo vetëm fermerëve që kishin dekada që nuk punonin dot tokën për shkak të mungesës së ujit, por edhe komuniteteve që pavarësisht reshjeve të jashtëzakonshme të këtij fillimviti nuk janë prekur ose janë prekur pak nga përmbytjet.

Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55
Top News – I akuzuar në dosjen e ‘SHISH’. Apeli i posaçëm zbut masën e sigurisë për kryekamarierin
03/11 13:52
Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13