Nga Ankaraja në Athinë/ Kryeministri Rama nesër vizitë zyrtare në Greqi
07/01/2021 15:12

Kryeministri Rama do jetë të premte për vizitë zyrtare në Athinë. Kjo vizitë e paralajmëruar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko turke. Kryeministri Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi është pritur me një tjetër ceremoni edhe në muzeun ataturk ku ka zhvilluar homazhe. Pa bërë pushim, Rama nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Athinë. Ky udhëtim nga Stambolli në Athinë vjen në një moment kur i gjithë rajoni është përfshirë në një diskutim që ka të bërë me delitimimin e ujërave në detin Mesdhe. Tensioni më i madh është mes Turqisë dhe Greqisë por së fundmi në mes është futur edhe Shqipëria e cila me shembullin e saj po jep një rrugë zgjidhje për këtë tension. Disa javë më parë mes Shqipërisë dhe Greqisë u ra dakord që çështja e detit të zgjidhet me vendim të gjykatës ndërkombëtare të Hagës. Kjo formë do të ishte edhe një pikë referimi për nisjen e diskutimit për zgjidhjen e tensioneve greko turke për detin. Në Turqi, kryeministri Rama dhe delegacionin që e shoqëronte pas pritjes pompoze realizoi disa marrëveshje që kanë të bëjnë me ndërtimin e një spitali të ri në Fier në kohë rekord, restaurimin e xhamisë së pubmit në Shkodër, bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe teknologjisë. Këto ishin temat e diskutuara zyrtarisht por ndërkohë nuk ka ende publike një agjendë për vizitën në Greqi. Top Channel disa javë më parë lajmëroi për një përpjekje të kryeministrit Rama për të negociuar në nisjen e zgjidhjes së tensioneve greko turke. Nëse kjo do të ndodhë, do ta mësojmë të premte.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41