Kampionati këtë mesjavë ka vendosur të gjithë trajnerët e Superligës përpara gazetarëve në konferencat përkatëse për shtyp. Adolfo Sormani nuk u fsheh dhe pavarësisht humbjes në derbi doli të përgëzonte skuadrën e tij për paraqitjen me një futbollist më pak në fushë dhe gjithashtu foli për vështirësitë e skuadrës së tij në fazën mbrojtëse.