Nëntori i mbarë për eksportet/ Në një muaj, 217 milionë euro mallra made in Albania
17/12/2020 15:25

Nëntori ka rezultuar pozitiv për eksportet shqiptare. Të dhënat e Instat tregojnë së muajin e kaluar arritën vlerën e 27 miliardë lekëve (apo 217.3 milionë euro), në rritje me 10.5% më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës. Megjithatë, si raport 11-mujor, situata mbetet ende larg normalitetit pasi pandemia ka fshirë pothuajse 28 miliardë lekë apo 225.3 milionë euro në total. Kontributin më të madh në zgjerimin e eksporteve e kanë dhënë grupi i makinerive dhe pajisjeve me 4.3%, kjo edhe si rrjedhojë e hapjes së dy fabrikave të reja në industrinë automotive në vend. Ndikim në kthesën pozitive të eksporteve ka dhënë edhe grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve duke shënuar një rritje me 3.5%, teksa ushqimet vijojnë të mos ndjejnë efektet e pandemisë dhe të ndjekin sërish një trend në rritje. Tekstilet dhe këpucët nga ana tjetër vijojnë të ndjejnë pasojat e pandemisë duke parë një tjetër tkurrje edhe për nëntorin , si rrjedhojë e masave bllokuese që kanë ndërmarrë vendet drejt të cilave bëjnë dërgesa të mallrave, me një rënie prej 341 milionë lekë më pak se në 2019. Pandemia duket se ka ndryshuar edhe hartën drejt të cilave janë dërguar mallrat “Made in Albania” duke u rritur ato drejt Gjermanisë e vendeve të rajonit si Maqedoni e Greqi, e duke u tkurrur drejt Spanjës si pasojë e rënies së ndjeshme të fasonëve. Nga ana tjetër, edhe importet kanë parë një rritje të ndjeshme në nëntor duke arritur në 56 miliardë lekë, apo 5% në shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës, teksa si 11-mujor janë ulur me 8.4%, ndikuar së tepërmi nga ulja e blerjes së energjisë elektrike.

Top Channel/Rritet çmimi i biletave për në Korçë nga nafta, 200 lekë më shumë udhëtimi drejt Tiranës
06/04 20:01
Top Channel/ Bizneset rrisin borxhin ndaj shtetit. Borxhi tatimor arrin 194 miliardë lekë
06/04 15:32
Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35