“Atë që ke nisur, çoje deri në fund!”Kështu është shprehur nëna e Alket Rizait, personit që mban peng gardianët në një burg të Greqisë. Donika Rizai, e shqetësuar për padrejtësitë që sipas saj i janë bërë të birit, i kërkon kryetares së parlamentit dhe shtetit shqiptar të ndërhyjnë për të vendosur drejtësi.