Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Europës duke qarë që ajo të hapet, tha kryeministri Edi Rama në një intervistë për AFP-në. Kreu i qeverisë shqiptare këmbënguli se shtetet e Ballkanit duhet të fokusohen tek e ardhmja e tyre teksa Brukseli kërkon zgjidhje për pyetjet plot gjemba mbi procesin e vet të pranimit.