“Negociatat, problem i BE”/Rama: Na thuhet që Europa do të martohet me ne, por…
18/10/2020 12:05

Kryeministri Edi Rama nga forumi “Europa Park” në Mynih, përsëriti shqetësimin për hapat e ngadaltë të BE-s në lidhje me zgjerimin dhe përfshirjen në familjen evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Presidenti Makron ma ka përsëritur shpesh se në qoftë se biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të Marie Lepen, së djathtës etj etj për shkak të zgjedhjeve. Pra na duhet të prisnim zgjedhjet që janë kaq të shumta në BE. Problemi është që ata nuk e thonë këtë, sepse i thash pse nuk e thua publikisht që, shikoni djema ne ju pëlqejmë ju duam shumë, duam që t’u marrim por për momentin na duhet të lyejmë shtëpinë. Jo nuk e thonë publikisht, por thonë që ah këta shqiptarët kanë probleme, kanë këtë kanë atë. Kjo shkakton një problem në vend pasi opinioni publik e dëgjon dhe mendon sikur ne jemi ata që po bëjmë gjënë e gabuar, e jo Makroni që është duke u përballur me zgjedhjet”. Për pritshmëritë e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërisë dhe BE-s, kryeministri bëri këtë koment. “Është marrë vendimi për të çelur konferencën e parë ndërqeveritare, por pozicioni për ne është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën, që nuk e vëmë në pikëpyetje. Na thuhet që Evropa do të martohet me ne por si mund të martohesh, kur nuk flet. Pra duhet të martohemi me ju por nuk jemi gati të flasim”. Anëtarësimi është një tjetër histori theksoi kryeministri Edi Rama ndërsa, negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona, sepse negociatat, udhërrëfyesi janë mjetet për ti bërë shtetet tona vende të besueshme demokratike.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41