Në vend të festës për ditëlindje, i dhurojnë pemë. Veliaj: Sot kemi mbjellë shpresë!
20/01/2021 12:51

Për 15-vjetorin e vajzës së saj, zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi zgjodhi ta urojë ndryshe, duke mbjellë pemë. Së bashku me djalin e saj, shokët e shoqet e tij të klasës, por edhe këngëtaren Valbona Mema dhe kryebashkiakun Erion Veliaj,mbollën 7 pemë në Parkun e Liqenit; një dëshirë e të rinjve, të cilët, me gjestin për mikeshën e tyre, dhanë edhe një mesazh të rëndësishëm për qytetin e Tiranës. Zëvendës ministrja Çuçi falenderoi të rinjtë,të cilët zgjodhën të mbjellin pemë për qytetin. “Ky është një mesazh për të gjithë ne, të cilin duhet ta ndjekim, e në vend të një feste për ditëlindje, të mbjellim oksigjen për veten tonë, për fëmijët tanë, sepse Tirana është e fëmijëve, ata do ta trashëgojnë”, tha ajo. Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Valbona Mema u shpreh e lumtur që iu bashkua një nisme të tille dhe ftoi qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë sepse është vërtet një kënaqësi e veçantë. “Mora një kënaqësi shumë të madhe sepse është një gjest që duhet ta bëjnë të gjithë. Të faleminderit shumë që bën kaq shumë gjëra të bukura për Tiranën”, u shpreh ajo për kryetarin Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj shtoi se puna më e vështirë është të jesh një qytetar i mirë. Ai i ftoi të gjithët’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve. Para pak kohësh, kjo hapësirë e gjelbër, e mbjellur rishtazi me pemë, e Parkut të Liqenit,nuk ekzistonte, kurse sot është shndërruar në një pikë referimi për qytetarët. “Vendi ku jemi sot nuk ekzistonte më parë, as rruga, as pista e biçikletave, as ajo e vrapit. E gjitha ishte një ferrishte,e zaptuar, pa pemë. Madje, digjej plastikë dhe popullohej nga disa baraka, të ndërtuara pa leje. Në fillim ishte si të qëroje oriz, por pak nga pak e kthyem në një hapësirë shumë cilësore publike. Sot është ndoshta hapësira më cilësore publike që kemi në Tiranë. Parku i Liqenit është dyfishuar, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Nuk kemi mbjellë vetëm oksigjen, por edhe shpresë se ky vend bëhet po të japim të gjithë nga një dorë”, tha ai. Në këtë kohë pandemie, shumë qytetarë të Tiranës parapëlqejnë që, si dhuratë për ditëlindje, të mbjellin pemë,për t’i shtuar gjelbërimin dhe oksigjenin qytetit.

Top Channel/ Binaj i bashkohet protestës së Lapajt: Do marr pjesë dhe në tubimet nga partitë e tjera
18/12 22:52
Top News- Rama flet për ‘The Observer’: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në, kurrë s’do përdorim…
18/12 22:51
Top News- Çështja çame tërbon Greqinë, akuza për provokim pas vizitës së Spiropalit
18/12 22:17
Top News- Miratohet pa Veliajn buxheti i Bashkisë Tiranë, ku do investohen më shumë për 2026
18/12 21:02
Top Channel/ Korreshi bllokohet në Kuvend, deputeti demokrat “shpërthen” në ofendime ndaj Gardës
18/12 20:44
Top Channel/ Plagosja për sherrin në TikTok, arrestohet 36-vjeçari me akuzën e vrasjes me paramendim
18/12 20:07
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj! Vendimi i Gjykatës, ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 20:05
Top News- Drejtoria e AKSHIT njihet me masat, GJKKO jep vendimin
18/12 20:05
Top Channel/ Nisja e linjës Tiranë-Toronto! Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada
18/12 20:04
Top Channel/ Miratohet buxheti i Tiranës, Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin 39 mld lekë
18/12 19:55
Top Channel/ PS: Dënim 28 deputetëve të PD! Grupi socialist kërkon përjashtimin e deputetëve
18/12 19:53
Top Channel/ Kryetarja e re e Kushtetueses, Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të gjykatës
18/12 19:51
Top Channel/ Karçanaj mbetet në arrest! Masat e GJKKO, shefja e AKSHI-t në arrest shtëpie
18/12 19:50
Top News-Rrëzohet ankimimi i zv.Kryeministres. Apeli lë në fuqi masat ndaj Ballukut dhe 2 drejtorëve
18/12 17:12
Top Channel/ Video ekskluzive e plagosjes së ‘Guccit’, tentoi të fshihej pas trupit të shokut
18/12 16:31
Top Channel/ Gjyqi i Ballukut në Apel. Zv.kryeministrja kërkoi ndryshimin e masës së ndalimit
18/12 15:54
Top News – CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë ndan çmimet për ‘bizneset e vitit’
18/12 15:44
Top Channel/ AMA nderon figurat e ekranit. Krasniqi vlerëson kontributin e profesionistëve të medias
18/12 15:42
Top Channel/ Plagosi për sherrin e Tik Tok. Pranga 36-vjeçarit që tentoi të vriste kundërshtarin
18/12 15:40
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj, ish oficeri i RENEA i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 15:39
DIGITALB DIGITALB