Dy ditë më parë, Top Channel solli pamjet e radhëve të gjata përpara Spitalit Onkologjik në Tiranë. Paraditen e kësaj të enjteje situata ishte e ndryshuar me më pak njerëz që prisnin ngjeshur me njëri-tjetrin. Megjithatë edhe sot distancimi fizik nuk respektohej. Qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria thirreshin një e nga një sipas planifikimit për të hyrë në këtë spital dhe marrë shërbimet e nevojshme duke amortizuar pritjen pafund.