Berati dhe Skrapari janë dy fortesa elektorale të partisë së Ilir Metës. Presidenti i zgjedhur është lindur në një fshat malor të Skraparit dhe po aty nisi edhe karriera e tij politike. Shpura e LSI-së mbërriti dy ditë pas mitingut të Edi Ramës dhe batutat e kryeministrit nga Berati për Ilir Metën nuk janë pritur aspak mirë prej tyre.