Në Gjirokastër nuk refuzohet vaksina/ Sot po imunizohen pedagogët e universitetit “Eqrem Çabej”
18/03/2021 15:18

Në Gjirokastër po vijon procesi i vaksinimit të mësuesve dhe të pedagogëve. Që nga fillimi i procesit janë vaksinuar gati 160 mësues ndërsa ka ngelur edhe gjysma e tyre ende për tu vaksinuar. Pegagoge: “Në qoftë se do flas për veten time vendimi nuk ishte i vështirë sepse në formimin tim kam besim të plotë në zhvillimet e shkencës aq më tepër në aspektin psikologjik, pjesa e vaksinës ishte e shumëpritur.” Mësues: “Vajta dy ditë që e kam bërë në Tepelenë. Jam arsimtar në gjimnazin e Tepelenës. Vaksinimi shkoo shumë mirë. Normal që pas vaksinimit ka shenja, temperaturë 37.5 dhe ethe por ishin të përballueshme.” Procesi pritet të përfundojë deri në fillim të javës tjetër ndërsa problemet nuk duken madhore. Ka raste refuzimesh që lidhen kryesisht me persona të cilët e kanë kaluar Covid gjatë periudhës së fundit sidomos gjatë muajit shkurt dhe kanë kërkuar që për ta të kryhet vaksinimi në një fazë të dytë. Arenc Brahimi: “Nuk kemi refuzime as me Pfizer dhe as me Astra Zeneca që po aplikojmë këto ditë këtu në qendrën e vaksinimit në Gjirokastër.Deri tani në qytet janë bërë mbi 700 vaksina kryesisht sipas grup moshave 90+ dhe 80+ dhe nuk ka dhënë asnjë efekt anësor serioz në asnjë rast.” Vaksinimi po kryhet edhe në dy bashki të tjera atë të Dropullit dhe të Libohovës ku planifikohet që deri në fund të kësaj jave të përfundojë vaksinimi i arsimtarëve.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36