Një udhëtim mbresëlënës, nga bjeshkët e Cahanit në fshatin Golaj. Ilnisa Agolli na çon në Has. Aty do të mësojmë historinë e Cahanit, një fshat i varfër ne mesin e një pasurie blegtorale. Këtu një numër i madh hajsanësh u bashkuan në mënyrë vullnetare luftës për çlirimin e Kosovës. Hasjanët hapën dyert e shtëpive dhe jo vetëm. Por si duket jeta aty sot? E trishtë të shohësh se e gjithë bujaria e tyre shkon paralel me një varfëri ekstreme. Duke zbritur ndaluam në Golaj. Duken si dy botë të ndryshme, Cahani lart dhe Golaj poshtë, ku nuk mungon asgje dhe ku këmba shkel në pasuri të mëdha. Gjithsesi, gjithë këto fshatra i mban gjallë emigrimi. E, megjithatë mendojmë se është koha të kthejmë sytë nga kjo krahinë e cila mbetet e pa studiuar dhe e lënë pas dore në Shqipëri. Shkoni në Has!