Njerëzit këto ditë janë mbërthyer nga frika e “virusit kurorë” ose siç njihet ndryshe Koronavirusi. Kur iu referohen streseve të momentit psikiatrët bëjnë këtë renditje. “Një shqiptar është i stresuar nga tërmeti, nga stina e pranverës që nxjerr në pah ankthin dhe nga Koronavirusi, që vetëm e ka rënduar gjendjen e tij mendore. Kjo gjë e bën ankthin shumë të kudogjendur sot për sot.” tha Arjana Reli.