Shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë, referuar të dhënave të Institutit të Statistikave për vitin 2018, qëndrojnë mesatarisht 4 netë, kryesisht në hotele, dhe udhëtojnë me makinat e tyre private. Shpenzimet ditore të turistëve shkojnë mesatarisht në 52 euro. Ndërkohë që turistët besnikë që zgjedhin vendin tonë për të pushuar mbeten kosovarët, por edhe hyrjet e shtetasve të huaj nga rajoni i Europës janë rritur përgjatë 2018-s.