Në 110 vjetorin e Normales së Elbasanit zbulohet dëftesa e parë e maturës së parë
29/10/2019 12:57

Normalja e Elbasanit ka një histori interesante, por në vitin 1934, që përkonte me kremtimin e 25-vjetorit të themelimit të shkollës së parë të mesme shqiptare, shkolla u dogj dhe bashkë me të edhe dokumentacioni i vyer. Më 1959, me ekspozitën e punëve të pavarura të nxënësve që u hap me rastin e 50-vjetorit të shkollës, rrethi i historisë me mësuesin Shyqyri Demiri krijuan një kënd muzeal me fotografi e kujtime nga jeta në shkollë. Më 1969 u bë ekspozimi kronologjik i fondit arkivor të grumbulluar posaçërisht për muze. Më 1979, në kuadrin e 70- vjetorit të shkollës me porosi nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u ngarkua një komision në shkollë për ngritjen e muzeut në shkollë, që solli mjaft gjëra me vlerë. Në vitin 1993 u rikonceptua ringritja e muzeut të ri të shkollës për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe kontributin e ish-mësuesve dhe nxënësve, jashtë politizimeve. Kjo u bë e mundshme edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura, personalitete, kryesisht ish- normalistë. Muzeu u vendos në katin e dytë të shkollës. Ai ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga Arkiva Qendrore e Shtetit dhe të institucioneve të tjera studimore. Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relikte të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, protokolle të këshillit pedagogjik, kujtime të ish-normalistëve. Sot në Wake Up ishin vetë nxënësit e kësaj shkolle që na treguan mbi historinë dhe vlerat që ka arkivi i muzeut.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 27 Nëntor 2026
27/11 10:48
Analisti: Protesta e flamingove e ringjalli lidhjen me diasporën/ Wake Up
27/11 10:35
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
27/11 10:29
Përse nuk po bashkëpunojmë ngushtë me Kosovën? Analisti: Tekat dhe kapriçot personale…/ Wake Up
27/11 10:16
114-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë. Si e gjeti ky përvjetor vendin tonë?/ Wake Up
27/11 10:16
Liza pa në ëndërr një sallë teatri me “shtrak-shtruk” të vogla!/ Wake Up
27/11 09:58
Vende të reja pune, çfarë parashikon Taksonomia e Gjelbër?/ Wake Up
27/11 09:43
Kush janë investimet e gjelbra në Shqipëri, eksperti shpjegon kriteret!/ Wake Up
27/11 09:41
Banka e Shqipërisë, çfarë parashikon Taksonomia Kombëtare e gjelbër?/ Wake Up
27/11 09:41
Banka e Shqipërisë, çfarë parashikon Taksonomia Kombëtare e gjelbër?/ Wake Up
27/11 09:33
Çfarë ju bën krenar nga të qenit shqiptarë?/ Wake Up
27/11 09:30
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
27/11 09:17
Më duket se përsëri e ke harruar. Qëllimi nuk ishte të grumbulloje kaq shumë para…/ Wake Up
27/11 09:14
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos reagon për protestat!/ Wake Up
27/11 09:14
Mot me vranësira, reshje shiu dhe dëbore! Situata vijon deri pas mesnate/ Wake Up
27/11 09:03
Blendi Salaj merr telefonatën e papritur nga garazhi! Dy djem…/ Wake Up
27/11 09:02
Wake Up – Emisioni i Plotë, 26 Nëntor 2026
26/11 10:53
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
26/11 10:34
Pushoheni nga puna pa të drejtë? Avokati: Duhet të merrni deri në 19 rroga/ Wake Up
26/11 10:28
Avokati: Fyerjet në vendin e punës ndodhin më shumë në shtet se në privat!/ Wake Up
26/11 10:25