Ndryshime në qeveri/ Olta Xhaçka ministrja e re e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes
29/12/2020 15:14

Ndryshime në kabinetin qeveritar kanë ndodhur ditën e sotme, ku Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Twitter.Ai ka falenderuar Gent Cakajn për punën gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa vendosi të rikthejë Peleshin në qeveri. “Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama. Karriera politike e Niko Peleshit: Niko Peleshi ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë me Medalje të Artë. Ai ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet (2001-2004) ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë. Karriera politike e Peleshit fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion përreth 1 vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.Prej Shtatorit të vitit 2013 Peleshi emërohet Zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mban deri në maj 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai zgjidhet deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste. Karriera politike e Olta Xhaçkës: Olta Xhaçka ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë Clark University në Masaçusets të SHBA-së. Përpara angazhimit të saj politik, Xhaçka ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar lektore e shkencave politike në Universitetin e Neë York Tirana. Prej vitit 2009, Xhaçka është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë. Si aktiviste e të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe si kryetare e Forumit të Grave Socialiste, znj. Xhaçka ka drejtuar prej vitit 2014 Nënkomisionin Parlamentar për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe ka qenë anëtare e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Në mars 2017, Xhaçka emërohet ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ajo është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste që prej vitit 2010.

Top Channel/ Tabaku replikon me Gogun: Mos ma qaj hallin, kam përfaqësuar opozitën dhe…
03/07 11:27
Top Channel/Integrimi, Gogu: Nuk jemi aty ku e nisëm, pacienti zero i korrupsionit nuk mund të…
03/07 11:19
Top Channel/ Gjekmarkaj ironizon pas fjalimit të Gogut: Ta shkruajmë me shkronja të arta emrin…
03/07 11:18
Top Channel/ Tabaku: E mbyllim këtë legjislacion pa asnjë rezolutë për integrimin, kemi dështuar…
03/07 11:01
Top Channel/’Parlamenti i ri s’ka legjitimitet’,Sula:Opozita të bëjë kallzim penal për kryetarët…
03/07 10:45
Top Channel/ Zjarri në inceneratorin e Elbasanit, Xhafa: Iu vu flaka për të zhdukur provat
03/07 10:42
Top Channel/ ‘Grusht institucional’, Shehu: Mbyllja e AKU tepër e rëndë, korrupsion galopant dhe…
03/07 10:42
Top Channel/‘Kërkojmë debat për inceneratorin’,Tabaku:Skandal mjedisor me atë që po ndodh në Elbasan
03/07 10:31
Top Channel/ Kryeministri Rama në bashkinë Vlorë, pamje
03/07 10:04
Top Channel/ Rama mbyll AKU: Ndryshon edhe nafta. Ekuilibër i ri për çmimin e karburanteve
02/07 23:26
Top Channel/ Bardho ia lë mandatin Zegjinesë/ Tërhiqet kandidatja që doli fituese pas rinumërimit
02/07 23:01
Top News – Fieri surpriza të njëpasnjëshme. Zegjine Çaushi ikën e vjen në parlament pas rinumërimit
02/07 22:46
Top News -Rama: AKU duhet ndaluar, bën dëm. Kreu i qeverisë premton ndërhyrje dhe tek sektori naftës
02/07 22:08
Top Channel/ “Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës”, Rama njofton skemën e re
02/07 21:00
Top News – ‘250 milionë euro, linjë kredie nga Banka e Shqipërisë për bujqësinë’
02/07 20:35
Top News – ‘Paketa e Maleve rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar nëse nuk ka bashkëpunim’
02/07 20:34
Top News – ‘Skandaloze, burokraci për qeratë e kullotave’ Rama, kritika për pushtetin vendor
02/07 20:33
Top News – ‘AKU-ja të pezullohet, po bën më shumë dëm!’ Rama e cilëson shqetësues këtë institucion
02/07 20:33
Top News – ‘Nuk mund t’ju shiten më konsumatorëve ushqime të pafaturuara’
02/07 20:32
Top News – ‘Kadastra dhe Bashkitë të legalizojnë hapësirat prodhuese, nga stallat tek përpunimi’
02/07 20:31