Ndryshime në qeveri/ Olta Xhaçka ministrja e re e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes
29/12/2020 15:14

Ndryshime në kabinetin qeveritar kanë ndodhur ditën e sotme, ku Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Twitter.Ai ka falenderuar Gent Cakajn për punën gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa vendosi të rikthejë Peleshin në qeveri. “Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama. Karriera politike e Niko Peleshit: Niko Peleshi ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë me Medalje të Artë. Ai ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet (2001-2004) ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë. Karriera politike e Peleshit fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion përreth 1 vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.Prej Shtatorit të vitit 2013 Peleshi emërohet Zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mban deri në maj 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai zgjidhet deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste. Karriera politike e Olta Xhaçkës: Olta Xhaçka ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë Clark University në Masaçusets të SHBA-së. Përpara angazhimit të saj politik, Xhaçka ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar lektore e shkencave politike në Universitetin e Neë York Tirana. Prej vitit 2009, Xhaçka është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë. Si aktiviste e të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe si kryetare e Forumit të Grave Socialiste, znj. Xhaçka ka drejtuar prej vitit 2014 Nënkomisionin Parlamentar për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe ka qenë anëtare e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Në mars 2017, Xhaçka emërohet ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ajo është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste që prej vitit 2010.

Top News – ‘Kushti për zgjedhje të lira, largimi i Ramës’/ Berisha-partive opozitare: Të bashkohemi!
13/11 18:03
Top News – Qeveria, jo në fushatë/ PD prezanton paketën për ndarjen e shtetit nga partia
13/11 16:59
Top Channel/ PS kërkon kompromis me PD. Reforma zgjedhore, afati skadon më 30 nëntor
12/11 15:37
Top Channel/ Berisha: Drejtoresha, Vlora bis. Kreu i PD-së sulmon emërimin e Esmeraldën e SHISH
12/11 15:35
Top Channel/ U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu
12/11 14:46
Top Channel/ Nga Kushner te Samiti i NATO-s në Tiranë, çfarë tha Rama para gazetarëve në Dublin?
12/11 14:43
Top Channel/ “A jeni personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE?” Ja si përgjigjet Rama
12/11 14:38
Top Channel/ “Ne jemi shumë të vegjël” Rama: Ndoshta jam më i gjati, por drejtoj një vend të vogël
12/11 14:13
Top Channel/ “Nuk ka ishull të shitur, është gënjeshtër nga mediat” Rama tregon ca ndodh me Sazanin
12/11 14:02
Top Channel/ “Shqipëria projektohet mikpritësja e samitit të NATO-s” Edi Rama flet në Dublin
12/11 13:49
Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31