Të dielën, makinat do të ndalohen në Milano e zyrtarët lokalë po diskutojnë edhe mundësinë që të ndalohet duhanpirja në stacionet e autobusëve, masa këto që janë pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e larta të ndotjes në qytet. Italia është një nga vendet më të ndotura të Europës e dhjetëra qytete dhe fshatra atje janë përballur këtë muaj me alarme nga smogu.