Albin Kurti thirri mbledhjen e parë të qeverisë pas seancës të së dielës, ku u votëbesua kabineti me 62 vota pro. Vetëvendosje e konsideron të konstituuar Kuvendin, edhe pse nuk u zgjodh nënkryetari nga radhët e PDK. Kjo e fundit ka dërguar në Kushtetuese votimin dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të konstituimit me arsyetimin se janë tejkaluar të gjitha afatet.