Pas frenimit për shkak të pandemisë, kryesisht në muajt e karantinës ndërtimet e reja i janë rikthyer rritjes në tremujorin e katërt të 2020-ës, ndikuar së tepërmi edhe nga procesi i rindërtimit në disa bashki të vendit, që u prekën nga tërmeti. Sipas Instat në të gjithë vendin bashkitë kanë miratuar 306 leje për periudhën tetor-dhjetor, rreth 104 më shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës. Sa i takon sipërfaqes së miratuar për këto lejet, tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 554.3 mijë metër katror, nga 241.7 mijë që ishte në vitin paraardhës.