Ndahet nga jeta Bashkim Kopliku/ Edhe regjisori i njohur Muharrem Fejzo humbi betejën me Covid-19
22/11/2020 12:09

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish Ministri I Brendshem, bashkim Kopliku e humbi betejën me Covid -19. Prej disa ditësh ai ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa të shtunën do të dërgohej në Itali për kurim, por gjatë rrugës u nda nga jeta. Bashkim Kopliku ka qene një nga figurat më të rëndësishme të partisë demokratike dhe politikës shqiptare pas viteve ’90-të. Numri dy I qeverisë dhe ministër I brendshëm, deputet, dhe me herët kryetar i Bashkisë Durrës. Prej vitit ’97 ishte tërhequr nga politika aktive, por ishte kontributor me shume artikuj për zhvillimet politike dhe me gjere, ndërsa daljet televizive ishin te rralla. Betejën me covid 19 e humbi edhe regjisori i njohur Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital. Firmën e tij e mbajnë disa nga filmat më të njohur shqiptarë. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare. Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, si Operacioni “zjarri” dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit ishte “Muri i gjallë”, që Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989. Edhe Ish futbollisti Nikolin Lorenci, ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare pasi ishte i prekur koronavirusi. Ai ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në Tiranë në gjendje të rëndë dhe mëngjesin e së shtunës e humbi betejën. Nikolin Lorenci ka qenë futbollist i Besëlidhjes me të cilën e bëri debutimin e pare në 1965 për të luajtur deri në sezonin 1978/79. Në mesin e viteve 90 ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa në 2018 ai u shpall Qytetar Nderi i Lezhës.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06