Cleveland Cavaliers mundi Charlotte Hornets 118-105 në ndeshjen e radhës së NBA, një fitore kjo që merr vlerë të veçantë për LeBron James. Ylli i Cavaliers, i cili e mbylli sfidën me 41 pikë, 10 topa në tabelë e 8 asist, regjistroi suksesin e tij të 866 me të paktën 10 pikë personale përsa i përket sezonit të rregullt, duke barazuar një nga rekordet e legjendës Michael Jordan.