Boston u ndal nga Indiana në “TD Garden” me rezultatin 91-97. Skuadra e Pacers kishte në një ditë të shkëlqyer Victor Oladipon, i cili u bë protagonisti absolut i sfidës me 35 pikë e 10 topa në tabelë, ndërkohë që mjaft mirë u paraqit edhe Young. Për Bostonin u dallua si zakonisht Kyrie Irving me 21 pikë, por kjo paraqitje nuk e ndihmoi skuadrën e Celtics që tashmë vendin e parë në Lindje ia ka lëshuar Torontos.