Naftëtarët e Ballshit ‘thyejnë’ portën kryesore të uzinës e hyjnë brenda me forcë
14/10/2020 10:54

Naftëtarët e Ballshit kanë mundur që të rrëzojnë kordonin e krijuar nga policët ditën e sotme dhe të hyjnë në ambientet e uzinës në ditën e 17 të grevës pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagat e prapambetura. Pas disa minutash përplasje, ata kanë rrëzuar derën dhe të gjithë janë futur në ambientet e rafinerisë. Naftëtarët i janë drejtuar ndërtesës ku qëndron administrata, ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur tek dera e saj. Me thirrjet duam lekët tona, naftëtarët i janë drejtuar ambienteve të punës. Sipas specialistëve, brenda rafinerisë ka pajisje që duhen mirëmbajtur, në të kundërt ato përbejnë një rrezik serioz jo vetëm për punonjësit por për gjithë rrethin e Mallakastrës. “Kjo nuk është një protestë e dhunshme, këtu nuk ka pronar dhe tashmë nuk ka asnjë person, këtu është një show, kjo është një tallje e madhe sepse janë dhënë të gjitha pajisjet sheshit, këtu nuk ka asnjë punonjës. Këtu ka vetëm heshtje, nuk e mbajnë dot rafinerinë këta, kemi 17 ditë që qëndrojmë 10 metra më tutje”, tha kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj. Në 3 shtator naftëtarët nënshkruan kontratat që rrjedhimisht do të sillnin edhe rikthimin e tyre në punë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Sa i përket pagave të prapambetura kompania mëmë “Allum Enteprises ” është shprehur se nuk do t’i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme “Tosk Energy”, me të cilën është fituar gjyqi. Ata i bëjnë thirrje ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku që të reagojë dhe t’i japë një zgjidhje këtij problemi që zgjat prej muajsh.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB