Partitë i kanë mbyllur llogaritë e tyre elektorale por jo kandidatët në listat e hapura. Pas një fitoreje të thellë të Partisë Socialiste ata që luftuan edhe më shumë për një vend në Parlament janë përfshirën në garën më të ethshme brenda llojit për të siguruar një vend në Parlament. efekte braçe braçce ai numeruesi i zemrave te grides Në Tiranë Partia Socialiste ka marrë 19 mandate, ç’ka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe emra të tjerë si Erion Braçe apo Fatmir Xhafaj. Ndër gratë socialiste më të votuarat deri tani janë Anila Denaj, Olta Xhaçka dhe Antonela Dedej. Gara më e fortë është ajo mes demokratëve për mandatin e 13 në listën e hapur po zhvillohet mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, të cilët në kutitë që janë numëruar të mërkurën shpesh herë kanë zëvendësuar veten në numrin 13 në kryeqytet.