“Na hipotekoni tokën me 7501”/ Banorët e Nivicës në protestë: Kadastra nuk na jep zgjidhje
08/10/2020 15:26

Gati 40 familje nga fshati Nivicë i bregdetit kanë organizuar një protestë para gjykatës së Gjirokastrës sot. Çështja e banorëve të Nivicës të cilët pretendojnë hipotekimin e tokës të ndarë me ligjin 7501 ka nisur që ne vitin 1994. Është një kalvar gati 30 vjeçar i cili po i end ata sa në bashki në hipotekë, në gjykata dhe fillon sërish nga fillimi. Vendimi i fundit i detyron ata t’i drejtohen gjykatës së Vlorës për shkak se gjykata e ka quajtur këtë një çështje jo brenda kompetencës së saj. “ASHK në Sarandë nuk ka pse të kalojë në Vlorë për gjykim sepse do një gjyqtare apo një e korruptuar apo vjedhësit dhe hajdutët e pronave. Ne do vijmë akoma më tepër. Jemi 1005 frymë që përfitojmë nga kjo pronë dhe me shumimin e popullsisë pas ‘90 tani jemi 7000 përfitues të kësaj toke ndaj ta dinë mirë, na kanë mbrapa gjithë jetën.” “ Kemi marrë AMTP nga bashkia Himarë, janë çuar në hipotekën e Sarandës dhe kemi dy vjet që nuk po regjistrohen për këtë arsye kemi hapur gjyq administrativ në Gjirokastër. Dje kishim gjyqin dhe është marrë një vendim i padrejtë si të ishim në komunizëm.” “Hipoteka na bie vërdallë jo në Sarandë, jo në Tiranë, në Vlorë e andej këndej, na bie vërdallë dhe nuk gjejmë zgjidhje. Është një korrupsion i paparë.” “Na i kanë vjedhur qeveritarët. Nuk na i japin tokat dhe jemi drejtuar në gjykatë. Gjykatat janë të korruptuara dhe na përcjellin në Vlorë, në Himarë.” Janë gati 1005 banorë të cilët pretendojnë 20,5 ha tokë në gjirin e Kakomesë një territor që tashmë gjendet i rrethuar prej shumë vitesh.

Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40