Festivali XIV ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës solli në Durrës instrumentistë nga vende të ndryshme të botës që interpretuan një repertor të zgjedhur të muzikës klasike për artdashësit e qytetit 3000-vjeçar si dhe u njohën me Shqipërinë, vendin që ofron mundësi të mëdha. Sergio Mastro është njëri prej tyre. Ai është një violonçelist mjaft i talentuar italian, po emrin dhe suksesin ia dedikon Vjenës, një prej kryeqyteteve botërore të muzikës klasike.