Muzikanti që nuk shikon/ 18-vjeçari kompozon këngë në Gjirokastër
10/02/2021 12:32

Andon Çepe është nxënës në shkollën e mesme artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër. Djali nga Kalasa e Delvinës e ka të qartë që fëmijë çfarë do të thotë të përballesh me vështirësi. Megjithëse me shikim të limituar ai nisi të shkruante tekste këngësh me ndihmën e familjes kur ishte 13 vjeç dhe i këndonte vetë ato. Klarineta erdhi në jetën e tij si një pasion për kompozimin. Doni siç e thërrasin shokët dhe siç e njohin në botën e artit këndon, kompozon, shkruan dhe frymëzon të tjerët. Puna e tij është shumëfish më e madhe krahasuar me nxënësit e tjerë sepse i duhet të memorizojë çdo gjë. “Që në fillim që kam nisur muzikën qoftë si këngëtar qoftë si klarinetist që po punoj tani, qëllimi maksimal është të kap skena të larta, thjesht majën. Sigurisht që duhet shumë punë. Mbaj mend pjesën plus që më ndihmon edhe profesori me çdo mënyrë të mundshme kështu që nuk na pengon në asnjë lloj aspekti kjo pjesë për mbarëvajtjen e studimit. Të heqësh dorë nuk ekziston fare në zgjedhjet që bëj”, tha Andon Çepe. Pak muaj më parë Doni u zhvendos nga liceu “Jordan Misja” në shkollën artistike të Gjirokastrës ku menjëherë u rrethua nga miq të rinj. Edhe Armandi mësuesi i tij i klarinetës beson se talenti dhe këmbëngulja e Donit do të shpërblehet. “Andoni është i veçantë në mënyrën sesi ai studion, në përkushtimin që ai ka dhe është një njeri me shumë vullnet. Kjo ishte një gjë që mua më ka habitur vërtetë dhe ma ka rritur edhe mua dëshirën për të gjetur dhe për të kërkuar mënyra më efektive për këtë nxënës. Unë mendoj se aty ku ka dashuri për artin asgjë nuk është e vështirë”, tha mësuesi. Andon Çepe vetëm 18 vjeç di shumë gjëra për jetën. Ai është rrëzuar dhe ringritur, ka provuar, riprovuar dhe ja ka dalë dhe e ëndërron veten në majat e skenës.

Top Channel/ Film për Arben Bajon, “Violinisti”, shfaqet premiera në Gjirokastër
26/04 12:39
Top Channel/ “Martesa me kushte”! Vihet në skenë në teatrin e Durrësit vepra e Dario Fo
26/04 12:32
Top Channel/ Nisin shfaqjet në Fier! Sezoni fillon me “Zbulimin” e vënë në skenë nga Salsano Rrapi
25/04 12:30
Top Channel/ “Arka e Memories”/ Ekspozita me pirgjet e albumeve të vjetra fotografike
24/04 19:58
Top Channel/ Ligjërata e Mehmet Krajës: Shqipëria e Kosova vende të vogla për të krijuar dy letërsi
24/04 19:56
Top Channel/ Dhuratë bibliotekës kombëtare/Arkiva e Pierre Cabanes, themelues i misionit arkeologjik
23/04 19:58
Top Channel/Bienalia e Venecias/Përfaqësohet Shqipëria.Kosova merr vlerësimin “mirënjohje e veçantë”
22/04 19:55
Top Channel/ Kulla Veneciane e rilindur/Rama:Pas restaurimit është instaluar një program teknologjik
22/04 19:53
Top Channel/ Shtëpi-muze për Avni Rustemin, përfundon restaurimi në Libohovë
22/04 12:30
Top Channel/ Koncerti me flaut i 15 vjeçares, emocione në pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”
21/04 12:32
Top Channel/ Nderohet Mirush Kabashi, aktorit iu akordua titulli “Qytetar Nderi” pas vdekjes
17/04 21:50
Top Channel/ Komedia e autorëve grekë në shqip, “Natën e mirë me burrin tim” shfaqet në Gjirokastër
16/04 16:31
Top Channel/ 100 vjetori i Jup Kastratit/ Përkujtohet vepra e profesorit, autor i 40 librave
15/04 19:58
Top Channel/ Gjirokastër, “Mes tingujve të dashurisë”, recitali i violinistit 16-vjeçar Martin Xuxi
15/04 15:35
Top Chanenl/Artizani që nuk pushon kurrë/ Josif Muça 82 vjeç ende bën punime druri: puna është jetë!
13/04 12:26
Top Channel/ Shfaqet “Guximi” në Vlorë! Filmi, një distribucion i i “Top Channel films”
12/04 12:49
Top Channel/ Çmimet “Lumo Skëndo”/ Fitues shpallet Ilir Ikonomi me librin “Fan Noli-Apostulli”
11/04 19:58
Top Channel/ “Dashuritë e presidentit”/ Premiera më 11 prill në teatrin kombëtar eksperimental
09/04 19:59
Top Channel/ Pasioni për pikturën, thirrja e 18 vjeçarjes nga Lezha: Mos u dorëzoni kurrë
09/04 12:41
Top Channel/ Akademia e të rinjve/ Bëhet anëtare e akademisë globale të të rinjve
08/04 20:11