Muzeu më i ri në Tiranë. “AFP”, në shtëpinë e Kadaresë
07/06/2019 12:54
Ismail Kadare ngre perden për të lejuar të hyjë drita në apartamentin e tij në Tiranë, atje ku ai shkruante në kohët e errëta të komunizmit. Një hapësirë, që tani vizitorët mund ta prekin nga afër, pasi ish-shtëpia e tij është kthyer në një muze.