Mungojnë 2.2 miliardë lekë/ Bashkitë mblodhën më pak taksa, shkak pandemia
08/12/2020 15:21

“Efektet e Covid-19 dhe mbyllja e ekonomisë kanë prekur drejtpërdrejt buxhetet e bashkive. Goditjen që ka marrë pushteti vendor e konfirmojnë edhe të dhënat e Financave Vendore pasi të ardhurat për 9-mujorin arritën në 17.6 miliardë lekë ose rreth 2.2 miliardë lekë më pak se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës. Situata e paprecedentë me të cilën po përballen bashkitë është reflektuar me rënie të arkëtimeve në të gjitha zërat, ku tkurrjen më të madhe me 14% e kanë pësuar taksat lokale, ndjekur nga taksa mbi pasurinë me 7% më pak të ardhura. Më pak para bashkitë kanë mbledhur edhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë gjatë 9-mujorit, me 6 miliardë lekë apo 1.1 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të lejeve për ndërtime të reja. Nga ana tjetër, sa i takon taksës mbi pasurinë në arkat e bashkive mungojnë rreth 200 milionë lekë, pasi sipas të dhënave janë grumbulluar rreth 3.9 miliardë lekë gjithsej, ku pjesën dërrmuese e zë taksa mbi ndërtesën me 2.9 miliardë lekë të totalit. Bashkia e Tiranës mban edhe peshën kryesore në mbledhjen e të ardhurave me 10.9 miliardë lekë të totalit, ku burimi kryesor është ai i taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nga 215 lejet e dhëna për periudhën Janar – Shtator, bashkia e kryeqytetit ka arkëtuar plot 4.8 miliardë lekë të ardhura. Shpenzimet nga ana tjetër u realizuan në masën e 77% të planit vjetor ose rreth 41.2 miliardë lekë, apo 2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Peshën më të madhe e zënë shpenzimet e personelit, ndjekur nga shpenzimet operative teksa janë harxhuar më pak para për investime gjatë kësaj periudhe në vetëm 8 miliardë lekë nga 14 miliardë të realizuara në periudhën Janar-Shtator 2019. Pandemia Covid-19 ka ndryshuar edhe strukturën e shpenzimeve sipas burimeve, duke rritur ndjeshëm peshën e shpenzimeve nga transfertat e buxhetit qendror e duke ulur ato nga të ardhurat e veta. Pjesa më e madhe e parave janë orientuar ato gjatë kësaj periudhe më së shumti në drejtim të “Rendit e Sigurisë”, “Mbrojtjes së mjedisit” dhe çështjeve ekonomike për amortizimin e pasojave të koronavirusit.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14