Në një nga ditët mbresëlënëse të Parlamentit britanik, kryeministri disa javor i vendit ka pësuar humbjen e parë në tentativën e tij për nxjerrjen e Britanisë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian. “Aleanca e rebelimit” e deputetëve, mes të cilëve 21 deputetë konservator të partisë së kryeministrit votuan pro marrjes së axhendës së Parlmanetit nga dora e kryeministrit në atë të ligjvenësve dhe hapjes së rrugës për miratimin e një akti që do përjashtonte me ligj daljen pa marrëveshje.