Edhe këtë fundjavë të fundit të shtatorit Vlora vijon të mbetet e frekuentuar nga pushuesit për shkak edhe të temperaturave të larta, detit te pastër dhe qetësisë që të ofron stina e vjeshtës. Plazhet janë të mbushur me pushues vendas dhe të huaj të cilët po shfrytëzojnë keto ditë të ngrohta vjeshte, duke pohuar se kjo stinë është koha me e bukur për të bërë plazh.