Koha e keqe ka shkaktuar probleme të mëdha në Italinë fqinje. Tre punëtorë kanë humbur jetën pasi kanë mbetur të bllokuar në një automjet që është mbuluar nga uji, për shkak të shembjes së një ure në Albenja, në rajonin e Ligurias.