“Mos sfidoni pushtetin e Pekinit!”. Ceremoninë e betimit të Carrie Lam, gruaja e parë që merr në dorë drejtimin e Hong Kongut, presidenti kinez Xi Jinping e përdori për të lëshuar një paralajmërim ndaj sfidave të papranueshme që i janë bërë, sipas tij, autoritetit të Kinës në këtë territor.