Mori 155 mln lekë me mashtrim/ Arrestohet 32-vjeçari nga Durrësi
29/12/2020 15:29

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Durrësi për veprën penale Mashtrimi Kompjuterik. Denis Trungu, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua si person i dyshuar, i cili nëpërmjet mashtrimit arriti të përfitonte 155 milionë lekë të vjetra nga një bankë e nivelit të dytë në vendin tonë. Duke shfrytëzuar situatën e pandemisë së Covid-19, për hapjen e llogarive për përfitimin e pagës së luftës, Trungu hapi një llogari të tijën bankare, nga ku shfrytëzoi një hapësirë dixhitale të kësaj banke për të kryer transaksionet. Ka qenë pikërisht banka, ajo e cila ka bërë kallëzimin në polici për humbjet që kishte konstatuar nëpërmjet këtij mashtrimi. I arrestuari, Denis Trungu, arriti që të përfitonte këtë shumë të madhe parash në një periudhë kohore prej 1 muaj e gjysmë, ndërsa hetimet e zhvilluara nga Krimi Kibernetik deshën gjashtë muaj, për të zbuluar aktivitetin kriminal. Trungu, arriti që gjatë kësaj periudhe të kryente 36 transaksione, në banka të tjera të nivelit të dytë. Më pas paratë e transferuara ai i tërhiqte nëpërmjet kartave bankare apo duke u paraqitur edhe vetë në bankë. Tentativa ka pasur që këto para ai t’i tërhiqte edhe nga banka të tjera jashtë vendit tonë. Denis Trungu ka edhe precedentë të mëparshëm penalë, pasi ai është dënuar me gjobë nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale, të vetëgjyqësisë. Më pas ai do të binte në prangat e policisë, duke kryer një dënim 3 muaj, për Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Por kjo nuk ishte hera e parë që ai kryente mashtrime. Trungu do të kryente edhe 9 muaj burg, pasi ishte pjesë e një grupi mashtruesish në Berat, të cilët kishin përfituar para. Sipas burimeve të policisë, 32-vjeçari ka deklaruar vetëm se ka kryer studimet në Universitetin e Aleksandër Moisiu në Durrës, dhe nuk ka deklaruar se me çfarë punë merrej, krahas mashtrimit. Ndërkaq, hetimet do të vijojnë më tej për të verifikuar deklarimet e tij, dhe për të zbardhur të gjithë aktivitetin kriminal.

Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49