Ronaldo Sharka, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka folur mbi situatën e rënduar të trafikut në Tiranë, duke propozuar një ide të pazakontë për ta lehtësuar atë. “Mund t’ia them qeverisë këtë falas si ide, kam gjetur një zgjidhje si mund të shmanget trafiku në Tiranë: ta lëmë administratën pushim nga e hëna në të enjte dhe të punojë të shtunën e të dielën,” u shpreh ai gjatë emisionit.