E hijshme dhe e ëmbël. E tillë ishte sfilata e modës në Bruksel të Belgjikës, ku moda ndërthurej me çokollatën. Shfaqja që bashkoi stiliste e pastiçierë nga më shumë se 15 vende, nisi panairin tre ditor të çokollatës në kryeqytetin belg.