Mjeshtri i enëve tradicionale/ Si prodhohen tiganët e qifqive në Gjirokastër
16/03/2021 12:24

Në Gjirokastër historikisht çdo familje ka pasur një tigan për të gatuar qifqi e që është receta tradicionale e qytetit. Tigani i qifqive ishte një objekt me shtatë gropa i cili patjetër kërkonte pjekje në zjarr. “Që kur kam filluar punë deri tani mund të kem bërë dhe 1000 copë”. -Sa kohë të duhet që të punosh një tigan? “Një tigan do një ditë sepse e marr fletë e kthej e bëj tepsi dhe pastaj shënoj gropat. Ky mund të ketë edhe 100 vjet “. -Çekiçi? “Po ky, këtë e ka pasur babai i ustait, ustai dhe sot e kam unë. Është një çekiç vetëm për këtë punë”. Mjeshtri Leonard Gagani për më shumë se 40 vjet i jep formë objektit më autentik të kuzhinës në Gjirokastër dhe porositë vijnë nga e gjithë bota. “Gjithë pazarin e kam pajisur me tiganë me bakër jo me alumin. Të gjithë turistët që vijnë po nuk hëngrën qifqi nuk ikin nga Gjirokastra”. -Nga vijnë porositë? “Kemi pasur në Amerikë, në Kanada,në Angli, në Gjermani, në Greqi, nga të gjitha vendet, çka shqiptarë, por tani marrin edhe të huajt që vijnë në Gjirokastër”. Receta e thjeshtë prej tri përbërësish e qifqive të Gjirokastrës është e lidhur me sekretin e tiganit që preferohet të jetë prej bakri për të shpërndarë siç duhet nxehtësinë e për të mos e prishur formën e qifqive. Gatimi i qifqive është pjesë e trashëgimisë lokale të ritit të dasmave e të lindjeve dhe gatuhej për të sjellë fat e mbarësi.

Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08
Top Channel/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, “në lupë” mbi 60 subjekte
31/03 12:03
Top Channel/ ‘e-albania është posta e Hazirit’, Berisha: Një aplikacion që nuk funksionon, tallje…
31/03 12:01
Top News – Hiqet nafta për fermerët. Salla: Rishpërndahet te skema më gjithëpërfshirëse
31/03 11:56
Top News – Zhbllokimi i IPARD, ende pa afat. Salla: Më 9 prill dorëzojmë masat e fundit në Bruksel
31/03 11:55