Mjekët ‘rrëzojnë’ Bashën: Nuk është e vërtetë që po fshihen vdekjet nga covid
20/11/2020 09:51

Të gjithë mjekët që po përballen me pandeminë kanë dalë në një deklaratë publike pas akuzave dhe deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha se po fshihet numri i vërtetë i vdekjeve nga covid në vend. Mjekët në mënyrë kategorike i mohojnë këto deklarata të Bashës dhe i cilësojnë goditje ndaj punës së tyre. “Shprehim publikisht habinë për deklaratën e Bashës dje në një emision televiziv. Goditje e akuza të përpjekjeve tona gjithë këto muaj. Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes , e cila është firmosur dhe vulosur m e përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit”, thotë mjekja Najada Çomo. Mjekja Çomo vijon deklaratën duke thënë se janë të gatshëm ndaj hetimeve për çdo kartelë mjekësore: “Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla. Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta”, tha ajo.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40