Miqte e Hipokratit – Ermal Meta – 23.05.2020
23/05/2020 19:00

Ermal Meta: Më mungon gjuha shqipe, vitin tjetër koncert në Tiranë Këngëtari dhe kantautori shqiptar, Ermal Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Hipokrati” në Top Channel, ku zbuloi dhe foli gjatë mbi karantinën e tij, projektet muzikore dhe planet e tij të afërta për një koncert në Shqipëri. Ermal Meta e përshkroi të vështirë situatën e pandemisë me të cilën u përball e gjithë bota, ndërsa shtoi se kjo karantinë ishte një periudhë e vështirë për të në aspektin profesional po ashtu edhe krijues. Ai zbuloi se kënga “Finiera bene” – “Do të përfundojë mirë”, ishte një krijim të cilin ai e realizoi në muajin janar, përpara se pandemia të vinte. “Këtë këngë e kam shkruar në janar, kur bëra këngën nuk arrija të kuptoja përse e shkrova atë këngë dhe pse teksti kishte këto fjalë si “do të përfundojë mire”. Kur erdhi pandemia dhe izolimi kuptova sikur kisha ndjer diçka dhe vendosa ta publikoja këngën sepse mua më jepte shumë shpresë dhe të njëjtën shpresë doja t’ia përcillja dhe njerëzve.” Pyetjes së gazetares se çfarë I mungon më shumë nga Shqipëria, Ermal Meta iu përgjigj se është gjuha shqipe ajo çka ia ndjen më shumë mungesën, të qënit i rrethuar nga njerëz që flasin shqip. “Më mungon gjuha shqipe, gjuha e nënës, më mungon ta dëgjoj. Madje dua t’i kërkoj të falur njerëzve që më ndjekin sepse nuk e flas shumë mirë shqipen, dhe që nuk e kam praktikuar aq shumë gjuhën time. Por sa herë që vij në Shqipëri dhe rrethohem nga shqiptarë kam një ndjenjë shumë të mire brenda vetes” Ermal Meta tha se planifikon gjithashtu një turne në vitin 2021, dhe një koncert në Shqipëri është në planet e tij vitin e ardhshëm, por ai do të shkel në tokën shqiptare sapo të happen kufijtë për një vizitë në atdhe. “ Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuk e di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri.”

Shpëtoni nga kanceri i qafës së mitrës, ja vaksina që jep rezultate fantastike -Hipokrati
19/09 16:40
Frutat dhe perimet e stinës, si ndikojnë në shëndetin e njerëzve që i konsumojnë – Hipokrati
19/09 16:40
Vaksina kundër HPV, a mund ta bëjnë moshat seksualisht aktive? – Hipokrati
19/09 16:40
Klinika GBT Lounge, koncepti për t’u ndjerë si në SPA dhe jo vetëm në kabinet dentar – Hipokrati
19/09 16:40
Habit nutricionistja: Më mirë i jap një lëpirëse se luleshtrydhe fëmijëve në dimër – Hipokrati
19/09 16:40
Frika nga dentisti, stomatologia Brikena Duro tregon “sekretin” si e ka zgjidhur – Hipokrati
19/09 16:40
Mëngjesi ideal gjatë vjeshtës, nutricionistja tregon çfarë të konsumoni – Hipokrati
19/09 16:40
Efektivitet mbi 90%, pse duhet bërë vaksina kundër HPV – Hipokrati
19/09 16:40
Klinika GBT Lounge, kujdesi i avancuar për shëndetin oral të fëmijëve – Hipokrati
19/09 16:40
Kontrollet rutinë te fëmijët, rëndësia e tyre, pse nuk duhen neglizhuar -Hipokrati
12/09 16:40
Qëndrimi pranë vatrave të zjarrit, dëmi që sjell në shëndetin e qytetarëve -Hipokrati
12/09 16:40
Bloza pas zjarreve, masat që duhet të merrni për të shmangur problemet shëndetësore -Hipokrati
12/09 16:40
Ethet e Nilit, si transmetohet dhe kur na kërcënohet seriozisht jeta -Hipokrati
12/09 16:40
Imuniteti i fëmijëve, dy elementët kryesorë që çdo prind duhet të kontrollojë- Hipokrati
12/09 16:40
Ethet e Nilit, Najada Çomo i qetëson të gjithë: Nuk transmetohet nga njeriu në njeri -Hipokrati
12/09 16:40
Mos qëndroni afër zjarreve, ja çfarë mund t’ju ndodhë -Hipokrat
12/09 16:40
Ethet e Nilit, ja cila është shenja më e rëndë! Bëni kujdes -Hipokrati
12/09 16:40
Rifillimi i shkollës,ja analiza që mund të parandalojë shpërndarjen e sëmundjeve infektive-Hipokrati
12/09 16:40
Nuk keni uri gjatë verës? Ja çndodh nëse shmangni vaktet -Hipokrati
25/07 16:40
Pacientët i bëjnë surprizën e bukur stomatologes Anduela Çurmaku -Hipokrati
25/07 16:40