“Miqësia të cilën Edi Rama ka krijuar me presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan, si dhe bashkëpunimi të cilin e zhvillojnë shkakton arritjen e një momentumi shumë të rëndësishëm qoftë në aspektin e shtetit qoftë në nivel të popujve.” Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, në një prononcim për Anadolu Agency, pas vizitës që zhvilloi dje në Tiranë.