Megjithë gjendjen e rëndë në të cilen ndodhet komuniteti rom, në emër të tyre janë lëvruar shumë para. Sipas Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, nga organizatat ndërkombëtare janë dhënë 7 deri në 8 milionë euro, për integrimin e romëve në Shqipëri për një periudhë 3-vjeçare.