Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth shprehet optimist për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, Roth shpreson, që në takimin e ardhshëm me homologët e tij në 24 mars ” të jepet një sinjal i qartë në drejtim të Ballkanit Perëndimor”.