Meta: Nuk dekretoj kryeministër e ministra që dhunojnë votën
13/06/2017 00:00
Ilir Meta hoqi çdo dilemë se mund të largohej nga posti i presidentit. Përkundrazi, ai kërcënoi se do ta përdorë fuqinë e tij si kryetar shteti pas 24 korrikut për të mos dekretuar kryeministër dhe ministra që, siç tha ai, dhunojnë votën e lirë.